Sipërmarrës konsiderohet çdo person fizik dhe juridik, i cili vepron në kuadër të veprimtarisë së tij të pavarur ekonomike a profesionale.
Sipërmarrësi si tatimpagues, detyrohet nga ligji të paguajë tatime, taksa ose kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, si dhe të mbajë tatimin në burim.
Një regjim tatimor është i pavarur nga forma e organizimit apo personaliteti juridik i një personi me statusin e tregtarit.
Përcaktues është qarkullimi (xhiro) realizuar gjatë një periudhe tatimore (vitit kalendarik).
Sipas regjimit tatimor të cilit i përkasin, përgjegjësive tatimore që ata kanë për secilin regjim, sipërmarrësit ndahen në kategoritë e mëposhtme:
- Tatimpagues të tatimit mbi fitimin dhe tatimin mbi vlerën e shtuar;
- Tatimpagues të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin dhe tatimin mbi vlerën e shtuar(TVSH);
- Tatimpagues të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin.
Përgjegjësisë tatimore për çdo kategori
Tatimpagues të tatimit mbi fitimin dhe tatimin mbi vlerën e shtuar.
Përgjegjësitë tatimore, pra detyrimet tatimore të cilat paguhen prej tyre janë:
- tatimi mbi vlerën e shtuar;
- tatimi mbi fitimin;
- tatimi mbi të ardhurat personale nga punësimi (në formën e mbajtjes në burim);
- tatimi mbi të ardhurat personale për shërbime të kryera, nga të tretët, shpërndarja e dividendit, etj. (në formën e mbajtjes në burim);
- kontributet e sigurimeve shoqërore;
- kontributet e sigurimeve të kujdesit shëndetësor;
- taksa nacionale (sipas llojit të aktivitetit/llojit të fushës së zbatimit të taksës);
- taksa vendore.
Tatimpagues të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin dhe tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH).
Përgjegjësitë tatimore, pra detyrimet tatimore të cilat paguhen prej tyre janë:
- tatimi mbi vlerën e shtuar;
- tatimi i thjeshtuar mbi fitimin;
- tatimi mbi të ardhurat personale nga punësimi (në formën e mbajtjes në burim), për punëmarrësin;
- tatimi mbi të ardhurat personale për shërbime të kryera, nga të tretët, individë (në formën e mbajtjes në burim);
- kontributet e sigurimeve shoqërore;
- kontributet e sigurimeve të kujdesit shëndetësor;
- taksa nacionale (sipas llojit të aktivitetit/llojit të fushës së zbatimit të taksës);
- taksa vendore.
Tatimpagues të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin