Pyetje të shpeshta > Qendra e Thirrjeve >

Qendra e Thirrjeve

 

  1. Për një subjekt është aktivizuar Tatimi mbi të Ardhurat Personale. Ndërsa te përgjegjësia tatimore del e aktivizuar, te deklarata E-sig 025 është jo aktive kutiza e TAP. Cila është procedura që duhet të ndjekim?           
    Ju duhet t’i drejtoheni Zyrës së Shërbimit të Tatimpaguesve pranë Drejtorisë suaj Rajonale Tatimore për të marrë ndihmën dhe asistencën e nevojshme. Është e nevojshme që në të dhënat tuaja të ndryshoni kategorizimin për sigurimet shoqërore, pra duhet të jeni punëdhënës ose i vetëpunësuar me punëmarrës.
  2. Në një adresë kam qenë i regjistruar si qiramarrës dhe kam deklaruar prej janarit 2018 mbylljen e NIPT-it sekondar, por në faqen elektronike vazhdon më shfaqet, si mund të më ndihmoni ?        
    Ju duhet të bëni përditësimin e të dhënave ne QKB , ky ndryshim transmetohet edhe ne Sistemin Tatimor ne dosjen tuaj elektronike. Për më shumë informacion mund  t’i drejtoheni Zyrës së Shërbimit të Tatimpaguesve.
  3. Kam nevojë të pajisem me një vërtetim që nuk kam detyrime tatimore, por në sistem më shfaqen disa kamatë vonesa që i kam paguar me kohë. Kam bërë disa herë kërkesë për kërkesë për kompesimin, por ende i i kam marrë? Si mund të veproj?
    Kompetenca ligjore e sistemeve është e Drejtorisë Rajonale Tatimore. Në rast mosveprimi nga ana e administratës tatimore, legjislacioni ju jep të drejtën e ankimimit për mosveprim nga ana e punonjësve. Kodi i Procedurës Administrative parashikon kthimin e një përgjigjeje brenda 7 ditëve.
  4. Kam hapur një NIPT të ri për të ushtruar një aktivitet. Kërkoj të di ku ndodhen zyrat e Shërbimit të Tatimpaguesve të Drejtorisë Rajonale Tatimore?    
    Adresa është : Përballë shkollës “Sabaudin Gabrani”, tek “21 Dhjetori” Rr. “Nikolla Lena”, Tel: ++35542425901/902. Pranë zyrave ju mund të merrni gjithë asistencën e nevojshme pa pagese.
  5. Biznesi i vogël  ka kaluar me TVSH në datë 01.04.2018,  si do t’i dokumentojë blerjet e investimeve ( tavolina , karrike, frigoriferë etj.)
    Edhe për aktivet afatëgjata të blera, fatura do të regjistrohet në Librin e Blerjeve njësoj si për blerjet e tjera të mallrave.
  6. Një kompani e hapur në Shqipëri si degë e një shoqërie të huaj, objekt aktiviteti ka ofrimin e shërbimeve IT. Shoqëria shqiptare i ka prerë një faturë me vlerë 3,500 euro kompanisë mëmë në Itali për shërbim konsulence. A është e përjashtuar nga TVSH-ja kjo faturë duke qenë se është eksport apo nëse kaloj vlerën 2,000,000 lekë për faturat e prera për Italinë kaloj si  subjekt me TVSH?
    Ju duhet t’i referoheni nenit 24 të ligjit të TVSH-së. Për shitje pa TVSH, transaksioni është qarkullim i tatueshëm me shkallë tatimore 0%. Nëse kryeni eksporte deri në 2 milionë lekë, ju nuk jeni të detyruar të regjistroheni në TVSH. Ku ju e kaloni këtë shumë,  ligji ju detyron të regjistroheni në TVSH. 
  7. Automjetet që blihen nga administratori i biznesit a njihet si shpenzim për biznesin?
    Legjislacioni tatimor njeh si blerje, të gjitha aktivet që janë në emër të shoqërisë. Çdo blerje që lidhet me individin nuk njihen si aktive.
  8. Kam shkarkuar aplikacioni M-Tax në telefon dhe  kam harruar passëordin. Si mund të veproj për t’u pajisur me  passëord të ri?       
    Ju duhet të drejtoheni pranë Zyrës së Shërbimit të Tatimpaguesve për të marrë ndihmën e nevojshme.
  9. Kërkoj informacion në lidhje me interesin e paregjistruar që më shfaqet tek detyrimet në kohë reale. Çfarë detyrimi është?
    Interesat llogariten nga sistemi dhe kanë të bëjnë me mospagimin në kohë të detyrimeve tatimore, dhe llogaritja e tij nuk nderpritet nese ju nuk paguani detyrimet e shfaqura. Nese ju do te vendosni te paguani, interesat e paregjistruara nderpriten diten e pageses.  Interesat e llogaritura janë penalitete dhe regjistrohen në kontabilitet në llogarinë “Gjoba”.
  10. Jam një biznes i vogël, person fizik.  Bëra deklarimin vjetor të Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin, xhiroja vjetore ishte 4,800,000 lekë. Sistemi me nxori detyrimin për të paguar Tatim mbi Fitimin. A duhet të bëj ndonjë kërkesë të veçantë për t’u hequr nga sistemi apo korrigjohet nga inspektori përkatës?  
    Problemi që ngrihet ka të bëjë me datën e regjistrimit në mes të periudhës (vitit) dhe xhiron e realizuar në fakt për vitin kalendarik. Bazuar të këto rregulla bëhet dhe konvertimi i xhiros vjetore për vitin pasardhës, duke ndryshuar sipas rastit edhe përgjegjësinë tatimore. Legjislacioni tatimor për rastin konkret nuk parashikon pagesë të TFTH për xhiro të realizuar 4 milionë lekë.  Ju duhet të drejtoheni pranë Zyrës së Shërbimit të DRT-së që ju administron për ndihmë dhe asistencë.
  11. Kërkoj të deklaroj dhe  të shkarkoj online kontratën e qirasë! Si mund ta bëj?         
    Në faqen zyrtare të DPT-së www.tatime.gov.al, klikoni në rubrikën “Individ” tek “Deklarimi dhe pagesa”. Aty gjeni të gjithë procedurën e deklarimit dhe në dokumentet ndihmëse (Deklarimi i të ardhurave nga burime të tjera) keni formatin tip që kërkohet. Drejtohuni në Zyrën e Shërbimit të Tatimpaguesve pranë DRT-së, për kryerjen e regjistrimit dhe do të asistoheni pa pagesë.
  12. Sapo jam regjistruar dhe kërkoj të aksesohem/bëhem aktiv  për herë të parë në  sistem. Në rubrikën e-Sherbime, përveç NIPT-it kërkohet edhe Fjalëkalimi, si duhet të veprojë?       
    Fjalëkalimi fillestar është Tatimetemia12. Kujdes, pandërprerje fjalëkalimin. Më pas ju duhet ta ndryshoni.
  13. Jetoj në Itali dhe do të qëndroj edhe 2 muaj. Kam pasur një NIPT aktiv, a mund ta bllokoj nga këtu ku ndodhem ose ta pezulloj për 3 muaj pasi nuk më nevojitet?      
    Legjislacioni tatimor, ju lejon pezullimin vetëm pasi të keni paguar të gjitha detyrimet tatimore. Pezullimin do ta kryeni prane QKB-se edhe nepermjet nje perfaqesuesin Tuaj ligjor.
  14. Blloku i faturave ka 50 fatura me numër serial nga të cilat vjet kam përdorur 28 copë me numra 1-28. Për këtë vit, duhet të vazhdoj me numrin 29, apo duhet të filloj me numër të ri?
    Legjislacioni tatimor për mbajtjen e dokumenteve për qëllime tatimore i referohet ligjit të kontabilitetit. Viti ushtrimor dhe tatimor është i njëjtë 01.01.x.-31.12.x dhe i gjithë dokumentacioni fillon me numër rendor të ri për vitin ushtrimor. Dokumentacioni regjistrohet në mënyrë kronologjike dhe sistematike.
  15. Jam person fizik, i vetëpunësuar. Doja të dija  nga 1 janari 2019 sa është paga minimale për llogaritjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore?
    Paga minimale në shkallë vendi prej 1 janarit 2019 është 26,000 lekë. Për deklarimin e periudhës vendosni në listëpagesë pagën bruto 26,000 lekë që t’ju gjenerohet deklarata.