Platforme Informimi > Individ >

Individ

Si qytetar ke rol të rëndësishëm në financat e shtetit. Ti kontribuon duke paguar tatime të ndryshme: Tatime mbi të ardhurat e gjithëllojshme; Kontribute për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore; Taksa kombëtare dhe vendore, si p.sh.: taksa mbi ndërtesën, taksa mbi tokën bujqësore, tarifa për pastrimin dhe largimin e mbeturinave.

Ti kontribuon në luftën kundër informalitetit edhe pa paguar, por duke kërkuar kuponin tatimor për cdo blerje që kryen.

Individët me punëtorë në familje kanë detyrime për ta regjistruar atë në Drejtorinë Rajonale Tatimore dhe për ti paguar Kontribute të Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore.

Individët me të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë duhet të dorëzojnë në mënyrë elektronike edhe Deklaratën Individuale të të Ardhurave Vjetore.

Informacion të mëtejshëm mbi të drejtat dhe detyrimet e tua tatimore si individ, mund të gjesh në broshurën dhe videon më poshtë.

Dokumenta ndihmëse