Tregtar ambulant quhet një individ që ka mbushur moshën 16 vjec; është i vetëpunësuar pa të drejtë punësimi të personave të tjerë dhe anëtarëve të familjes; ushtron veprimtarinë me statusin e personit fizik pa pasur një vend biznesi fiks; dhe tregton në ambiente publike me leje të posaçme të lëshuar nga Bashkia.
Tregtari ambulant regjistrohet si i tillë në Drejtorinë Rajonale Tatimore.
Tregtari ambulant ka detyrime për të paguar Kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore; Tarifën për zënien e hapësirës publike për qëllime biznesi; dhe Taksat e tjera bashkiake.
Nëse je regjistruar ose do të regjistrohesh si Tregtar Ambulant, mund të gjesh më shumë informacion mbi të drejtat dhe detyrimet e tua tatimore në broshurën dhe videon më poshtë.