Person Fizik quhet një individ që kërkon të ushtrojë një aktivitet tregtar të pavarur dhe është i vetëpunësuar, i vetëm dhe/ose me punëmarrës anëtarë të papaguar të familjes dhe persona të tjerë.
Personi fizik regjistrohet si i tillë në Qendrën Kombëtare të Biznesit.
Nëse një Person Fizik ka një xhiro vjetore të biznesit mbi 8 milionë Lekë ai është subjekt i TVSH-së, dhe ka detyrime për të deklaruar dhe paguar TVSH; Kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore; Tatimin mbi Fitimin, si dhe Tatimin mbi të Ardhurat nga Punësimi dhe Tatimin në Burim (nëse i ka si përgjegjësi tatimore).
Nëse je regjistruar ose do të regjistrohesh si Person Fizik, me një xhiro vjetore të biznesit mbi 8 milionë Lekë, mund të gjesh më shumë informacion mbi të drejtat dhe detyrimet e tua tatimore në broshurën dhe videon më poshtë.