Platforme Informimi > Person Fizik > Person fizik 2 deri në 5 milion

Person fizik 2 deri në 5 milion

Person Fizik quhet një individ që kërkon të ushtrojë një aktivitet tregtar të pavarur dhe është i vetëpunësuar, i vetëm dhe/ose me punëmarrës anëtarë të papaguar të familjes dhe persona të tjerë.

Personi fizik regjistrohet si i tillë në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Nëse një Person Fizik ka një xhiro vjetore të biznesit nga 2 deri në 5 milionë Lekë ai është subjekt i TVSH-së, dhe ka detyrime për të deklaruar dhe paguar TVSH;Kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore; Tatimin mbi të Ardhurat nga Punësimidhe Tatimin në Burim (nëse i ka si përgjegjësi tatimore) sidhe ka detyrimin për të deklaruar Tatimin e Thjeshtuar mbi Fitimin. Për këtë kategori Tatimi i Thjeshtuar mbi Fitimin është me shkallë 0%.

Nëse je regjistruar ose do të regjistrohesh si Person Fizik, me një xhiro vjetore të biznesit në intervalin nga 2 deri në 5 milionë Lekë, mund të gjesh më shumë informacion mbi të drejtat dhe detyrimet e tua tatimore në broshurën dhe videon më poshtë.

 

Dokumenta ndihmëse