Platforme Informimi > Person Fizik > Person fizik 0 deri ne 2 milion

Person fizik 0 deri ne 2 milion

Person Fizik quhet një individ që kërkon të ushtrojë një aktivitet tregtar të pavarur dhe është  i vetëpunësuar, i vetëm dhe/ose me punëmarrës anëtarë të papaguar të familjes dhe persona të tjerë. Personi fizik regjistrohet si i tillë në Qendrën Kombëtare të Biznesit. 
 
Nëse një Person Fizik ka një xhiro vjetore të biznesit nga 0 deri në 2 milionë Lekë ai nuk është subjekt i TVSH dhe Tatimit mbi fitimit, por ka detyrime për të deklaruar dhe paguar Kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore dhe Tatimin mbi të Ardhurat Personale; Tatimin e Thjeshtuar mbi Fitimin; dhe Tatimin në Burim. 
 
Nëse je regjistruar ose do të regjstrohesh si Person Fizik, me një xhiro vjetore të biznesit në intervalin nga 0 deri në 2 milionë Lekë, mund të gjesh më shumë informacion mbi të drejtat dhe detyrimet e tua tatimore në broshurën dhe videon më poshtë.

 

 

Dokumenta ndihmëse