Platforme Informimi > Person Juridik > Person juridik 0 deri ne 2 milion

Person juridik 0 deri ne 2 milion

Person Juridik quhet një Shoqëri Tregtare që preferon të bëjë biznes si person juridik dhe jo si individ person fizik; harton një statut të shoqërisë si individ/person juridik ose me individë të tjerë/persona të tjerë juridikë; dhe merr përgjegjësi për detyrimet e krijuara gjatë ushtrimit të veprimtarisë me të gjitha pasuritë e biznesit.

Personi juridik regjistrohet si i tillë në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Nëse një Person Juridik ka një xhiro vjetore të biznesit nga 0 deri në 2 milionë Lekë ai nuk është subjekt i TVSH-së(perveç kur blen mallra ose shërbime importi per ti shitur ose ushtron profesion qe i nënshtrohet TVSH-sëpavarësisht xhiros) dhe Tatimit mbi Fitimin, por ka detyrime për të deklaruar dhe paguar Kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore; Tatimin mbi të Ardhurat nga Punësimidhe Tatimin në Burim (nëse i ka si përgjegjësi tatimore) sidhe ka detyrimin për të deklaruar Tatimin e Thjeshtuar mbi Fitimin. Për këtë kategori Tatimi i Thjeshtuar mbi Fitimin është me shkallë 0%.

Nëse je regjistruar ose do të regjistrohesh si Person Juridik, me një xhiro vjetore të biznesit në intervalin nga 0 deri në 2 milionë Lekë, mund të gjesh më shumë informacion mbi të drejtat dhe detyrimet e tua tatimore në broshurën dhe videon më poshtë.

 

Dokumenta ndihmëse