Certifikata e Rezidencës për Individë
Përshkrimi i shërbimit:
Të drejtën për tu pajisur me Ceritifikatën e Rezidencës për Individë, për qëllime tatimore në Shqipëri e kanë ata individë, të cilët kanë realizuar të ardhura personale me burim jashtë Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nëse kanë apo jo shtetësi shqiptare.
*Ky dokument vlen për tu paraqitur në shtetin tjetër, ku individi ka realizuar të ardhurat, me qëllim shmangien e tatimit në burim apo aplikimin e tarifës së reduktuar të tatimit në shtetin e burimit.
Certifikata e Rezidencës për Individë provon se individi është rezident në Shqipëri dhe paguan tatimin në Shqipëri për të ardhurat (personale) globale të realizuara.
Dokumentet e kërkuara:
Për t’u pajisur me Certifikatën e Rezidencës për Individë, ju duhet të dorëzoni:
(Shembull: Nëse personi është shtetas i huaj, por rezident për qëllime tatimore në Shqipëri, ai deklaron se interesat e tij familjare janë të lidhura me Shqipërinë, pasi familja e tij jeton në Shqipëri dhe ai punon në Shqipëri (ka biznes/është i punësuar/është pensionist etj).
Ju do të pajiseni me Certifikatën e Rezidencës për Individë nëpërmjet postës, në adresën që keni deklaruar në kërkesën me shkrim. Gjithashtu certifikata dërgohet për dijeni në Drejtorinë Rajonale Tatimore përkatëse me qëllim verifikimin e deklarimit të të ardhurave të realizuara jashtë dhe pagesën e tatimit mbi të ardhurat personale për këto të ardhura.
Koha e marrjes së shërbimit
10 ditë nga paraqitja e kërkesës
Kostot
Falas