Individ > Taksimi i dyfishtë > Disa raste nga praktika

Disa raste nga praktika

Taksimi i të ardhurave pasive me burim në Shqipëri të përfituara nga jorezidentët
Nëse je i huaj por përfiton të ardhura pasive me burim nga Republika e Shqipërisë (të ardhura nga dividentët, interesat, honoraret) do të paguani tatimin në Republikën e Shqipërisë.
Nëse përfitoni nga marrëveshjet tatimore në fuqi, masa e tatimit të paguar në Shqipëri do të jete ajo e përcaktuar në marrëveshjen tatimore.

I huaj që punon në Shqipëri
Në qoftë se je i huaj që punon ne Shqiperi, i rendesishem eshte afati i qendrimit, nese ky eshte i perkohshem, apo i vazhdueshem.

Nëse është i përkohshëm dhe qendron më pak 183 ditë brenda një viti, do të jeni jo rezident për qëllime tatimore në Shqipëri. Gjithashtu nëse punëdhënësi juaj është jorezident dhe shpërblimi nuk ka lindur nga një seli e përhereshme ose bazë fikse që punëdhënesi ka në Shqipëri, të ardhurat tuaja nga punësimi do të tatohen vetëm në vendin e rezidencës tuaj .Kushtet e mësipërme duhet te plotësohen njëkohësisht.Nëse njëri nga kushtet nuk plotësohet të ardhurat tuaja nga punësimi do të tatohen në Shqipëri.
Nëse qëndroni më shumë se më shume 183 ditë brenda një viti do të jeni rezident për qëllime tatimore në Shqipëri.

I huaj që studion në Shqipëri
Nëse jeni student apo ndiqni kurse tranjimi apo kualifikimi në Shqipëri, të ardhurat tuaja nuk do jënë të tatueshme në Shqipëri nëse ato janë me burim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

I huaj që zotëron pasuri të paluajtshme në Shqipëri
Nëse je i huaj dhe zotëron pasuri të paluajshme në Shqipëri të ardhurat që rrjedhin nga kjo pasuri, nga përdorimi direkt, dhënia me qira, ose cdo forme tjetër përdorimi i pasurive të paluajtshme do të tatohen në Shqipëri.