Individ > Taksimi i dyfishtë > Kuptimi i taksimit të dyfishtë

Kuptimi i taksimit të dyfishtë

Tatimi mbi të ardhurat zbatohet si për individët rezidentë edhe ato jorezidentë.

Individët rezidentë i nënshtrohen detyrimit për tatimin mbi të ardhurat personale gjatë periudhës tatimore, për të gjitha burimet e të ardhurave të realizuara në shkallë botërore, pra në Shqipëri dhe kudo gjetkë, (parimi i rezidencës),

Kur një individ rezident, siguron nga burime jashtë territorit shqiptar të ardhura, tatimi mbi të ardhurat personale, i pagueshëm nga ai rezident, lidhur me këto të ardhura, reduktohet(kreditohet) me atë masë të tatimit të huaj të paguar mbi ato të ardhura
Masa e tatimit të huaj të pagueshëm duhet të vërtetohet me dokument autentik.

Reduktimi i tatimit mbi të ardhurat personale nuk duhet të kalojë tatimin e pagueshëm mbi të ardhurat nga burimi i huaj, në rast se këto të ardhura realizohen në Republikën e Shqipërisë.

Reduktimi i tatimit, llogaritet në mënyrë të veçantë, lidhur me çdo vend të huaj, nga i cili janë përfituar të ardhurat.

Individët jorezidentë i nënshtrohen detyrimit për tatimin mbi të ardhurat personale gjatë periudhës tatimore, për burimet e të ardhurave, të realizuara në teritorin e Republikës së Shqipërisë, (parimi i burimit).

Taksimi i të ardhurave të rezidentëve të përfituara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
Nëse je rezident por përfiton të ardhura me burim jashtë Republikës së Shqipërisë do të paguani tatimin në Republikën e Shqipërisë, për të ardhurat mbarëbotërore të realizuara bazuar në dispozitat e ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar.
Nëse përfitoni të ardhura pasive (dividentë, interesat, honorare) jashtë Republikës së Shqipërisë dhe përfitoni nga marrëveshjet tatimore në fuqi, masa e tatimit të paguar jashtë do të jete ajo e përcaktuar në marrëveshjen tatimore.
Masa e tatimit të huaj, e vërtetuar më dokumentin përkatës, do të zbritet nga tatimi i pagueshëm në Shqipëri, në përputhje me dispoziat ligjore në fuqi.

Eleminimi i tatimit të dyfishtë për rezidentët
Nëse je rezident dhe përfiton të ardhura jashtë Republikës së Shqipërisë duhet të pajiseni me Vërtetimin e Rezidencës (Çertifikata e Rezidencës), të lëshuar nga Administrata Tatimore Shqiptare.
Vërtëtimi i rezidencës i shërben tatimpaguesit për të vërtëtuar se paguan tatimet për të ardhurat globale në Shqipëri, në mënyrë që organi tatimor i shtetit të huaj ku ai ka realizuar të ardhurat të bëjë aplikimin e Marrëveshjes , duke aplikuar, sipas rastit, tarifën e reduktuar ose duke mos i tatuar ato të ardhura.