Fermeri, është prodhues bujqësor, i vetëpunësuar, që zhvillon aktivitetin me krahun e vet të punës dhe me mjetet e punës që disponon, në veprimtarinë e prodhimit bujqësor, pyjor dhe peshkimit.
Fermerët të cilët shesin prodhimet e tyre tek sipërmarrësit (tregtarë), janë të detyruar të regjistrohen dhe të pajisen me certifikatën e NIPT-it.
Regjistrimi
Aplikimi dhe pajisja me certifikatën e NIPT-it, bëhet nga vetë fermeri, pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore të juridiksionit sipas ndarjes së organizimit administrativ.
Dokumentacioni për regjistrim:
Të dhënat e detyrueshme:
Dokumentet shoqëruese të aplikimit, duhet të dorëzohen në origjinal ose kopje të njehësuara me origjinalin, si dhe nuk duhet të përmbajnë korrigjime ose fshirje
Ndryshimet në regjistrim
Fermeri është i detyruar të deklarojë në Drejtorinë Rajonale Tatimore, ku është pajisur me çertifikatën e NIPT-it, ndryshimet në të dhënat e regjistruara të tilla si:
Çregjistrimi
Fermeri çregjistrohet në mënyrë vullnetare nëpërmjet aplikimit për çregjistrim.
Aplikimi bëhet sipas formularit përkatës, duke dorëzuar në të njëjtën kohë certifikatën e NIPT- it në Drejtorinë Rajonale Tatimore në të cilën kjo certifikatë është lëshuar.
Detyrimet që duhet të paguajnë
Fermerët e regjistruar në kuptimin e dhënë më lart, nuk kanë asnjë përgjegjësi tatimore e për rrjedhojë asnjë detyrim për të paguar.