Individ > Të ardhurat e tatueshme > Shpenzime të zbritshme
Shpenzime të zbritshme
Njihen si shpenzime të zbritshme për efekt të deklarimit, shpenzimet e mëposhtme:
Shuma e interesit bankar të kredisë së marrë për shkollim:
- për vete ,
- për fëmijët dhe
- personat në kujdestari.
Shpenzimet për mjekim:
- për vete,
- për fëmijët dhe
- personat në kujdestari,
për pjesën e pambuluar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor, sipas përcaktimeve të rregulluara me vendim të Këshillit të Ministrave.
Përjashtim
Personat jorezidentë nuk përfitojnë nga e drejta e llogaritjes së shpenzimeve të zbritshme.
Të tjera mbi shpenzimet
- Shuma e shpenzimeve të zbritshme, nuk duhet të jetë më e madhe, se shuma e të ardhurave bruto të tatueshme vjetore.
- Në rast të plotësimit të deklaratës nga individi (jokryefamiljar), shpenzimet vjetore për mjekim, për pjesën e pambuluar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor janë 8,532 lekë, vetëm për individin deklarues.
- Në rast të plotësimit të deklaratës nga kryefamiljari, shpenzimet vjetore për mjekim, për vete apo për fëmijët dhe personat në kujdestari, për pjesën e pambuluar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor janë 8,532 lekë për secilin anëtar të familjes, por jo më shumë se 32,000 lekë, shuma këto të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.