Institucioni

Institucioni > Lajme > Lajme

Njoftim i rëndësishëm për dorëzimin e Pasqyrave Financiare dhe deklarimin e Tatim Fitimit!

Të nderuar tatimpagues!

 
Administrata Tatimore ju kujton të bëni dorëzimin e pasqyrave financiare, deklarimin dhe pagesën e deklaratës së Tatim Fitimit brenda afatave të parashikuara në ligj.
 
Administrata Tatimore ka konstatuar se deri në datën 25.03.2024 pasqyrat financiare dhe deklaratat e Tatim Fitimit për vitin 2023 i kanë dorëzuar vetëm 16,636 tatimpagues nga 31,524, që kanë detyrim dorëzimin e tyre.
 
Administrata Tatimore i konsideron me risk të lartë tatimpaguesit që vetëm për të respektuar afatin ligjor të deklarimit, i dorëzojnë deklaratat e Tatim Fitimit dhe Pasqyrat Financiare me të dhëna jo të sakta apo fiktive, për ti korrigjuar ato me anë të ndryshimeve të rubrikave apo posteve përkatëse.
 
 
Kujdes!

Ju sjellim në vëmendje se tatimpaguesit që do të konstatohen me pasaktësi në plotësimin e deklaratës vjetore do ti nënshtrohen kontrolleve nga Administrata Tatimore, kryesisht në gjendjen e inventarit fizik të mallrave.