Institucioni

Institucioni > Lajme > Lajme

Njoftim i Avokatit te Tatimpaguesit

"Të nderuar tatimpagues,

Drejtoria e Avokatit të Tatimpaguesit ju drejtohet me anë të këtij mesazhi për t'ju informuar se mund të na shkruani lidhur me çdo problematikë shqetësuese që mund të hasni në marrëdhëniet tuaja me Administratën Tatimore, të lidhura me:

a) shkeljen e të drejtave dhe procedurave të parashikuara në ligjit nr. 9920, datë 19.5.2008, "Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;

b) zbatimit nga Administrata Tatimore të procedurave zbatuese të lidhura me ligjin nr. 29/2023 "Për tatimin mbi të ardhurat", i ndryshuar, që prekin të drejtat tuaja si tatimpagues.

Ankesat tuaja mund t'i dërgoni në rrugë elektronike dhe postare në adresën:

Drejtoria e Avokatit të Tatimpaguesit
Ministria e Financave
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit", Nr. 3, 1001, Tiranë.

Përveçse në rrugë postare, ju mund të na kontaktoni edhe në rrugë elektronike, duke na shkruar në adresën e mëposhtme të postës elektronike (e-mailit):

Avokati.Tatimpaguesit@financa.gov.al

Më poshtë gjeni link-un nëpërmjet të cilit mund të shkarkoni broshurën informuese mbi Drejtorine e Avokatit të Tatimpaguesit:

www.financa.gov.al/broshure-informuese

Me respekt,

Drejtoria e Avokatit të Tatimpaguesit