Legjislacioni

Legjislacioni > Shkëmbimi Automatik i Informacionit >

Shkëmbimi Automatik i Informacionit

Standardet e reja globale për shkëmbimin automatik të informacionit

Për të luftuar problemin e evazionit fiskal offshore dhe shmangien e grumbullimit të parave jashtë vendit, autoritet tatimore, në bashkëpunim me vendet e G20 dhe OECD, krijuan një Standard të Përbashkët të Raportimit (CRS) mbi Shkëmbimin automatik të informacionit (AEOI).

CRS për AEOI kërkon që institucionet financiare të një juridiksioni raportues, të mbledhin dhe raportojnë informacion tek autoritetet e tyre tatimore në lidhje me mbajtësit e llogarive te cilët janë rezidentë të shteteve të tjera. Një informacioni i tillë duhet të transmetohet "automatikisht" për çdo vit.

Informacioni për t’u shkëmbyer përfshin balancat e llogarive financiare në fund të vitit që raportohet, fitimet kapitale (përfshirë interesat, dividendët, të drejtat dhe të ardhurat nga shitja e aseteve financiare), të raportuara te qeveritë nga institucionet financiare, duke mbuluar llogaritë e mbajtura nga individët dhe entitetet përfshirë trustet dhe fondacionet.

Sipas standardit, një gamë e gjerë e informacionit do të shkëmbehet mbi llogaritë offshore, duke përfshirë balancat e llogarive dhe të pronësisë. Kjo do të bëjë të mundur parandalimin e evazionit fiskal dhe trajtimin e mashtrimit fiskal, brenda logjikës se veprimtaria e evazorëve jo vetëm zvogëlon të ardhurat publike, por dhe dobëson besimin në drejtësinë e sistemit tatimor, si dhe rrit barrën mbi tatimpaguesit e ndershëm.

Informacioni që do të shkëmbehet nuk ka të bëjë vetëm me individët, por edhe me kompanitë dhe NFE-të (entitete jo financiare) pasive të cilat kanë pronar përfitues rezident në shtetet e tjera.
Më tej, raportimi duhet të bëhet për një gamë të gjerë të produkteve financiare, nga një gamë e gjerë institucionesh financiare, përfshirë bankat, institucionet depozituese, sipërmarrje të investimeve kolektive dhe kompanitë e sigurimeve.

Standarti CRS i plotë u aprovua nga OECD dhe u miratua nga G20 në shtator të viti 2014.
Hapi i mëtejshëm për të vendosur kornizën ligjore ndërkombëtare është nënshkrimi i Marrëveshjes shumëpalëshe të Autoritetit Kompetent për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarisë financiare (CRS MCAA), e cila vë në funksionim shkëmbimin automatik të informacionit në bazë të Konventës për Ndihmën Administrative të Ndërsjellë në Çështjet Tatimore.

Angazhimi për të Zbatuar CRS në AEOI

Aktualisht, 108 juridiksione kanë nënshkruar CRS MCAA, ndërsa 112 juridiksione janë angazhuar për të shkëmbyer informacion sipas CRS. Përkatësisht 49 juridiksione u angazhuan për të shkëmbyer informacion në vitin 2017; 51 në vitin 2018; 2 në vitin 2019; 7 juridiskione do të shkëmbejnë informacion në vitin 2020 dhe 3 juridiksione janë zotuar të shkëmbejnë informacion në vitin 2023.

Shqipëria është zotuar të shkëmbejë informacion automatikisht në vitin 2020. Shqipëria gjithashtu është antarësuar në Marrëveshjen Shumëpalëshe të Autoritetit Kompetent (MCAA) për shkëmbimin e informacionit, me nënshkrimin e saj në tetor të vitit 2014. Kjo Marrëveshje u miratua me vendimin nr.178 datë 09.03.2016.

Detyrimin për shkëmbimin e informacionit e ka Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT), e cila do të mbledhë të dhënat nga institucionet financiare dhe do t’a shkëmbejë atë automatikisht me vendet e tjera nënshkruese të marrëveshjes.

Hapat e ndërmarrë për Zbatimin e CRS në AEOI

Në funksion të angazhimit të Shqipërisë për të zbatuar CRS për AEOI dhe me qëllim të ofrimit të informacionit për vendet e tjera, ndryshimet e nevojshme legjislative janë bërë përmes Ligjit 4/2020 “Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare”.

Ka përfunduar hartimi i draft VKM që do të dalë në zbatim të këtij ligji me asistencën e Eksperit të OECD-së si dhe administratës tatimore Italiane. Ky draft është në proces diskutimi me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë si dhe grupet e interesit.


Këto Rregulla janë zhvilluar në konsultim me Rregullatorët dhe Institucionet Financiare.

Në lidhje me infrastrukturën IT Autoritetet Kompetente do të shkëmbejnë automatikisht informacionin sipas skemës standarde të raportimit të përbashkët në gjuhën Extensible Markup Language (XML).
Skema XML e CRS-së është projektuar për t’u përdorur për shkëmbimin automatik të informacionit financiar ndërmjet Autoriteteve Kompetente. Gjithashtu, i njëjti standard do të përdoret edhe për raportimin e brendshëm nga Institucionet Financiare pranë autoriteteve tatimore.

 email: Helpdesk.aeoi@tatime.gov.al

 

Dokumenta ndihmëse