​​​                              ​                                                  




NJOFTIM


 

Njoftim për përmirësimin e vazhdueshëm të marrëdhënies së tatimpaguesve me drejtoritë e tatimeve si dhe inspektorët tatimorë

Administrata tatimore, në vijim të klimës së bashkëpunimit me tatimpaguesit, si dhe me qëllim zbatimin e ligjit nga këta të fundit, dëshiron të theksojë, që do të vijojë një proces të qëndrueshëm të komunikimit me ta.

 

Ky proces i nisur kohë më parë, do të vijojë në mënyrë të përditëshme, me prezencën e administratës dhe inspektorëve tatimorë pranë çdo subjekti tregtar, me qëllim, dhënien e udhëzimeve të vazhdueshme në lidhje me :

 

-       Përdorimin e kasës për cdo veprim të kryer nga subjektet

-       Procesin e mbylljes së pajisjes fiskale në përfundim të orarit të aktivitetit.

 

Përmirësimi i performancës në raport me ligjin për detyrimet e tatim paguesve, është një detyrim i administratës tatimore, ashtu sikundër, ky proces këshillimi, bën me dije këdo të interesuar, se në rast konstatimi aktesh korruptive apo sjelljesh jo etike të punonjësve të Administratës Tatimore, të njoftojnë në adresën: denoncime@tatime.gov.al ose të telefonojë në numrin jeshil pa pagesë 0800 14 14.

 

 


Kliko më poshtë për tu drejtuar në faqen:

www.tatime.gov.al