Institucioni

Institucioni > Lajme > Lajme

Sfida jonë - Integriteti i punonjësve

Integriteti i figurës së punonjësit të Administratës Tatimore është një sfidë e fortë dhe e vazhdueshme.  

Reagimet, komentet, denoncimet e opinionit publik janë instrumentat shtesë me të cilat ne përpiqemi të vetëpërmirësohemi e të vetëkorigjohemi. Përmirësimi i imazhit dhe impakti i punës sonë në jetën e bizneseve, nëpërmjet respektimit të ligjit dhe trajtimit të barabartë është mision që përkufizon strategjinë tonë të punës. 

Në vazhdën e kësaj përpjekje, për parandalimin dhe goditjen e rasteve korruptive brenda aparatit të administratës tatimore funksionon Drejtoria e Investigimit të Brendshëm (Antikorrupsion), e cila ndjek dhe adreson denoncimet e ndryshme të qytetarëve apo raporteve të auditit.

Përgjatë vitit 2018 (janar – dhjetor), DIBA ka verifikuar dhe investiguar 63 raste të denoncuara, nga të cilat:

  • 28 Çështje janë regjistruar dhe investiguar;
  • 3 Çështje janë referuar në Prokurori, ku janë përfshirë 7 inspektorë, referuar nenit 248 të Kodit Penal për “Shpërdorim Detyre”;
  • 49 punonjës janë konstatuar me shkelje ligjore dhe janë referuar në Komisionin e Disiplinës:
  • 35 raste të ardhura nga burime të ndryshme informacioni, janë verfikuar dhe investiguar, por nuk janë regjistruar si çështje, pasi nuk përmbajnë dhe nuk plotësojnë elementët e nevojshëm për procedim të mëtejshëm.

Ndërsa numri i rasteve të denoncuara gjatë vitit 2018(63 raste) është më i ulët se viti paraardhës (113 raste), rezultatet e gjetjeve kanë një peshë tjetër:

  • Në vitin 2018 ka tre çështje të referuara në Prokurori, ndërsa vetëm 1 çështje në vitin 2017;
  • 24 punonjës janë referuar në Komisionin e Disiplinës në 2017, ndërsa në 2018 janë referuar 49 punonjës të administratës;

Ne mbetemi të angazhuar për të përmirësuar standartet e shërbimit e të performancës, ndërsa e ftojmë publikun të bëhet pjesë e kësaj sfide duke denoncuar rastet e sjelljeve korruptive dhe abusive, që konstaton.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ju bën thirrje të denonconi çdo rast të përfshirjes së punonjësve tanë në sjellje korruptive apo jo etike dhe në shkelje të ligjeve tatimore.

  • Në numrin e telefonit 0800 14 14  ( gjatë orarit zyrtar të punës (08:00 – 16:30, nga e Hëna në të Enjte, dhe 08.00-14:00 ditën e Premte) 
  • Në adresën e postës elektronike: denoncime@tatime.gov.al/ 
  • Në numrin e vënë në dispozicion për foto dhe video në Whatsapp dhe Viber: +355 69 70 73 733
  • Në rrjetin social facebook Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve https://ëëë.facebook.com/AdministrataTatimore/

* Garantojmë mbrojtjen e të dhënave të denoncuesit dhe ruajmë anonimatin e tij.