Institucioni

Institucioni > Lajme > Lajme

Drejtorët e Drejtorive Rajonale Tatimore trajnim për Paketën Fiskale

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve zhvilloi një trajnim me drejtorët e drejtorive rajonale tatimore në lidhje me ndryshimet e Paketës Fiskale 2019.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte njohja me këto ndryshime, zbatimi sa më korrekt dhe informimi i duhur i tatimpaguesve.

DPT ka parashikuar trajnime të tilla për të gjitha strukturat e saj në nivel qendror dhe rajonal.

Paketa Fiskale 2019, ka si objektiv përmirësimin e administrimit në mbledhjen e të ardhurave, reduktimin e kostove të përmbushjes tatimore, si nga biznesi, ashtu edhe nga administra, por edhe nxitjen e deklarimeve dhe pagesave në kohë.

Kjo paketë synon lehtësimin e procedurave tatimore, stimulimin e zhvillimit të disa sektorëve, si : bujqësisë, turizmit, energjetikës, inovacionit etj.; reduktimin e evazionit fiskal dhe shmangies tatimore, si dhe lehtësimin e komunikimit kryesisht në rrugë elektronike, si me institucionet e linjës, ashtu edhe me tatimpaguesit.