Institucioni

Institucioni > Lajme > Lajme

DRT Elbasan takim informues me tatimpaguesit për Paketën Fiskale 2019

Drejtoria Rajonale Tatimore Elbasan zhvilloi një takim informues për prezantimin e ndryshimeve të legjislacionit tatimor të Paketës Fiskale 2019. Në të morën pjesë rreth 52 ekonomistë dhe ekspertë kontabël, të cilët përfaqësojnë pjesën më të madhe të tatimpaguesve të këtij rajoni.

Ndryshimet kryesore, të referuara nga  ekspertët e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve kishin të bënin kryesisht me Procedurat Tatimore, Tatimin mbi të Ardhurat, Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, si dhe Taksat Kombëtare.

Përfaqësuesit e biznesit vlerësuan takimin informues, qasjen profesionale të Administratës Tatimore, si dhe u ndalën në çështje të veçanta ligjore që prekin zhvillimin e sipërmarrjes së tyre, për të cilat bënë edhe propozimet përkatëse.

DPT dhe DRT Elbasan garantuan tatimpaguesit se në çdo kohë dhe nëpërmjet të gjitha mënyrave të komunikimit, do të mund të marrin asistencën  e duhur, për të kuptuar drejt dhe në mënyrë korrekte ndryshimet në legjislacion.