Institucioni

Institucioni > Lajme > Lajme

DRT Shkodër përzgjidhet si drejtoria e muajit, për performancën e të ardhurave

Drejtoria Rajonale Tatimore Shkodër ka pasur një performancë pozitive sa i përket të ardhurave të realizuara në vitit 2018 krahasuar me vitin parardhës. Për këtë qëllim është përzgjedhur si “Drejtoria e muajit”.

Referuar të dhënave kjo drejtori ka arkëtuar të ardhura neto në total rreth 5.4. miliardë lekë ose rreth 0.16% më shumë sesa ishte planifikuar në vitin 2018 dhe rreth 9.08% më shumë sesa fakti i vitit 2017.

DRT Shkodër aktualisht ka në administrim 6,053 tatimpagues. Kjo DRT ka pasur një performancë të mirë edhe sa i përket shërbimit të tatimpaguesve, ku gjatë 2018-ës janë asistuar “ballë për ballë” rreth 18,748 tatimpagues.

Pozitive ka qenë edhe ecuria e regjistrimit të bizneseve të reja, shifër e cila u rrit me rreth 19% krahasuar me vitin 2017.  

Për DRT Shkodër ndër objektivat kryesorë të këtij viti janë: ruajtja e treguesve pozitivë, rritja e nivelit të  përmbushjen vullnetare të tatimpaguesve, si dhe ofrimi i shërbimeve në një kohë sa më të shkurtër dhe me sa më pak kosto për individët dhe sipërmarrësit e këtij rajoni.