Institucioni

Institucioni > Lajme > Lajme

Qendra e Thirrjeve informon 34,212 tatimpagues për mosdeklarime dhe mospagesa në kohë

Qendra e Thirrjeve për periudhën janar – nëntor 2018, ka ofruar asistencë për 8,524 tatimpagues, me të cilët  është komunikuar nëpërmjet numrit të gjelbër pa pagesë  0800 00 02.

Gjithashtu u është ofruar informacion dhe ndihmë  34,212 tatimpaguesve që kanë rezultuar mosdeklarues dhe mospagues të detyrimeve tatimore në kohë.

Ndërsa nëpërmjet shërbimit Live Chat që gjendet në faqen zyrtare www.tatime.gov.al u është dhënë përgjigje 4,656 kërkesave të tatimpaguesve.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nxit tatimpaguesit që të përdorin shërbimet që ofron Qendra e Thirrjeve, për të marrë në kohë reale të gjithë informacionin e nevojshëm. Një operator do t’ju ofrojë asistencë në kohë reale, nga e hëna në të enjte  ora 08:30-18:00 dhe e premte  ora 08:30-16:00.