Institucioni

Institucioni > Lajme > Lajme

Karta e të drejtave të qytetarit, garanci për përfitimin e shërbimeve publike me cilësore

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, si institucion i cili ofron shërbime ndaj tatimpaguesve mbetet e angazhuar për rritjen e cilësisë, si dhe në ofrimin e tyre me sa më pak kosto.

Këtij qëllimi i shërben edhe zbatimi i Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.623, dt.26.10.2018, për “Miratimin e kartës së të drejtave të qytetarëve për përfitimin e shërbimeve publike”.

Në këtë kartë përcaktohen të drejtat e qytetarëve dhe biznesit për të përfituar shërbime nga institucionet që janë të autorizuara për dhënien e tyre.

Janë 20 të drejta që parashikohen në këtë kartë, që renditen si më poshtë vijon:

  • E drejta për informim;
  • E drejta dhe përdorimi i shërbimeve publike;
  • E drejta e tërheqjes nga kërkesa;
  • Mënjanimi i barrës mbi qytetarët dhe bizneset;
  • E drejta për trajtim të barabartë në ofrimin e shërbimeve publike;
  • E drejta për ndihmë aktive gjatë procesit të ofrimit të shërbimeve;
  • E drejta për zgjidhje efektive;
  • E drejta për të proceduar kërkesën tuaj sipas radhës së aplikimit;
  • E drejta për marrjen e shërbimeve brenda afateve të arsyeshme;
  • E drejta për marrjen e një shërbimi në mënyrë transparente;
  • Alternativat në paraqitjen e kërkesës për ofrimin e shërbimeve;
  • E drejta për të mos u penalizuar për gabimet/pasaktësitë e institucioneve të administrartës shtetërore;
  • E drejta për ankimim;
  • Infrastruktura në ofrimin e shërbimeve publike;
  • Përgjegjshmëria ndaj qytetarëve dhe biznesit;
  • Mbrojtja e të dhënave personale, informacioneve apo sekreteve tregtare;
  • E drejta e këshillimit paraprak;
  • E drejta për shërbim cilësor;
  • Pjesëmarrja në përmirësimin e shërbimeve publike;
  • Publikim, informim dhe edukim.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mbetet e angazhuar me profesionalizëm në  edukimin e tatimpaguesve, si dhe respektimin e këtyre të drejtave gjatë ofrimit të shërbimeve publike  në praktikë nga punonjësit e saj.