Institucioni

Institucioni > Lajme > Lajme

DRT Durrës, “Drejtoria e muajit” për performancën më të mirë në turizëm

Veprimtaria ekonomike shënoi rritje në pothuajse të gjitha zonat turistike në vend.

Një nga Drejtoritë Rajonale Tatimore, me performancën më të lartë gjatë zbatimit të planit të masave për sektorin e turizmit është edhe ajo e Durrësit, që është përzgjedhur si "Drejtoria e muajit".

Referuar të dhënave, DRT Durrës gjatë periudhës Qershor – Gusht 2018 shënoi rritje me 10% të qarkullimit me TVSH, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.  Në vlerë totale shifra është rreth 44.5 miliardë lekë.

Nga ana tjetër rritja e shitjeve më TVSH, u shoqërua me rritje të TVSH-së së pagueshme dhe për DRT Durrës, kjo shifër ishte rreth 13% më e lartë se në periudhën Qershor – Gusht 2017.

Numri i punonjësve ishte 54,836, kjo sipas të dhënave nga listëpagesat për tatimpagues me detyrim dorëzimi deklarate mujore. Shifra është 6% më e lartë se e njëjtja periudhë e marrë në analizë për vitin e kaluar.

Ndërsa për gjatë gjithë sezonit turistik të këtij viti, numri i bizneseve të reja të regjistruara arriti në 500.

Për DRT Durrës, një nga objektivat kryesorë është ruajtja e treguesve pozitivë të punës edhe për pjesën e mbetur të vitit.