Institucioni

Institucioni > Lajme > Lajme

DPT mori pjesë në Forumin “Goditja e skemave mashtruese përmes TVSH” që u mbajt në Romë

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mori pjesë në Forumin “Goditja e skemave mashtruese përmes TVSH-së, 2018” që u mbajt në Romë, Itali. Ky forum u organizua nga IOTA (Organizata Europiane e Administratave Tatimore) në bashkëpunim me Agjencinë Italiane të të Ardhurave (Agenzia Entrate).

Rreth 70 pjesëmarrës nga 34 vende anëtare të IOTA-s ndanë përvojat e tyre rreth tendencave më të fundit të skemave të mashtrimit financiar me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), sektorët më të ekspozuar ndaj këtij rreziku, si dhe mënyrat sesi duhet të luftohen këto fenomene.

Gjatë forumit, një vemëndje e veçantë iu kushtua faktit se duhet të rritet bëshkëpunimi mes administratave tatimore, doganore, si dhe agjencive të zbatimit të ligjit, për të parandaluar skemat e mashtrimit ndërkufitar të lehtësuara nga faktorë, si: globalizimi, tregtia ndërkombëtare dhe interneti.

Së fundmi, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, përmes strukturave të saj hetimore ka finalizuar me sukses disa operacione që kanë pasur në qendër skemat e mashtrimit me TVSH-në, ndërsa është duke punuar për zbardhjen e rasteve të tjera.