Institucioni

Institucioni > Lajme > Lajme

Tatimpagues, njihuni me detyrimet e prapambetura në kohë reale, përmes Qendrës së Thirrjeve

Të gjithë tatimpaguesve, që nga muaji prill i këtij viti, ju është krijuar mundësia të njohin në kohë reale çdo detyrim të papaguar që mund të kenë.

Ky është një shërbim që ofrohet nga Qendra e Thirrjeve dhe referuar të dhënave janë rreth 238 tatimpagues, të cilët e kanë përdorur dhe kanë marrë në kohë reale informacionin e kërkuar.

Tatimpaguesit mund ta marrin këtë shërbim vetëm duke telefonuar në numrin e gjelbër pa pagesë  0800 00 02 të Qendrës së Thirrjeve, nga e hëna në të enjte, nga ora 08:30 - 18:00.

Të gjithë tatimpaguesit e interesuar, të cilët do të telefonojnë për të njohur detyrimet e tyre të papaguara në kohë reale, duhet patjetër të disponojnë këto informacione:

  • Numrin Unik të Identifikimit (NUIS)
  • Numrin personal të sigurimit shoqëror (SSHN)
  • Statusin e regjistrimit të tatimpaguesit  (aktiv, pasiv, i çregjistruar etj. )

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nxit tatimpaguesit që të përdorin kërë shërbim, në mënyrë që të jenë sa më të informuar mbi detyrimet e prapambetura që ata kanë. Në çdo moment do të asistohen nga specialistët e Qendrës së Thirrjeve për të marrë informacionin e nevojshëm.

DPT mbetet e angazhuar maksimalisht për të lehtësuar procedurat tatimore, si dhe për të ofruar në çdo kohë dhe me sa më pak kosto, shërbime cilësore për çdo tatimpagues.