Institucioni

Institucioni > Lajme > Lajme

DPT, platformë informimi mbi të drejtat dhe detyrimet e tatimpaguesve 

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve me mbështjen e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po ndërmerr një fushatë të gjerë informimi për tatimpaguesit.

Për  11 kategori të ndryshme tatimpaguesish (persona juridikë, persona fizikë, ambulantë, individë dhe fermerë) janë hartuar broshura dhe video informuese, me të cilat DPT do t’ju njohë në vazhdimësi. Ato përmbajnë informacion të detajuar për të gjithë hapat e ciklit të jetës së një biznesi, nga regjistrimi, deklarimi, pagesat e detyrimeve, si dhe të drejtat e detyrimet e tjera lidhur me administratën tatimore. Informacioni është përshtatur për secilën prej kategorive të identifikuara sipas legjislacionit në fuqi dhe ofrohet në formate që mund të përdoren dhe kuptohen lehtësisht nga të gjithë.

Qëllimi i kësaj nisme është krijimi i një platformë të gjerë informimi, si për bizneset ekzistuese, ashtu edhe për ato që regjistrohen rishtas, mbi hapat që duhet të ndjekin për të plotësuar kërkesat tatimore. Gjithashtu synohet edhe përmirësimi i mbledhjes së detyrimeve tatimore, veçanërisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mëdha.