Institucioni

Institucioni > Lajme > Lajme

2,792 punonjës u futën në skemën e kontributeve, pasi bizneset u konstatuan me shkelje

Një nga qëllimet kryesore të planit të masave që po zbaton Drejtoria e Përgjitshme e Tatimeve, në kuadër të sezonit turistik, është edhe garantimi i  respektimit nga ana e tatimpaguesve të detyrimit për të regjistruar të gjithë punonjësit e angazhuar në biznes, me kohë të plotë apo të pjesshme.

Referuar të dhënave të DPT-së, gjatë periudhës 28 maj -12 gusht 2018, janë evidentuar 443 tatimpagues me punonjës të padeklaruar në skemën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Si pasojë e masave që u morën nga Administrata Tatimore rezulton se 2,792 punonjës u përfshinë në skemën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, për periudhën e marrë në analizë. Në total vlera e shkeljeve për punonjësit e padeklaruar, për këta tatimpagues, është rreth 42.2 milionë lekë.

Drejtoria e Përgjitshme e Tatimeve i bën thirrje tatimpaguesit që të respektojnë detyrimet e tyre ligjore, ndërsa fton çdo të punësuar mund të denoncojë rastet e mospagesave të kontributeve për punën e kryer.