Institucioni

Institucioni > Lajme > Lajme

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve trajnim të përbashkët në bashkëpunim me USAID mbi transferimin e çmimit

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve po zhvillon një trajnim mbi ngritjen e kapaciteve në kuadër të luftës kundër informalitetit.

Ky trajnim organizohet në kuadër të bashkëpunimit mes Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe projektit Financial Services Volunteer Corps (FSVC) dhe mbështetur nga USAID.  Ekspertë nga Administrata Tatimore Australiane po asistojnë punonjësit në “Ndërtimin e kapaciteteve të DPT-së mbi fuksionimin e Transferimit të Çmimit dhe ndihmës në fushatën kundër informalitetit”.

Nga data 25 qershor deri në datë 6 korrik, punonjës të DPT-së dhe Drejtorisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj do të njihen me praktikat më të mira ndërkombëtare mbi fuksionimin e Transferimit të Çmimit, si dhe hapat që do të duhet të ndërmerren në të ardhmen në aspektin organizativ dhe trajtimin e rasteve praktike të kontrolleve.

Gjithashtu, do të ofrohet asistencë në ngritjen e kapaciteteve të inspektorëve tatimorë në luftën kundër evazionit fiskal, në marrjen e masave afashkurtra e afatgjata me fokus kundër shmangies tatimore, si dhe implikmet e tyre në vlerësimin e riskut, kontrollit dhe hetimit tatimor.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i kushton rëndësi të veçantë zhvillimit të kapaciteteve të  administratës, rritjes së shkallës së njohurive dhe profesionalizmit, përmes praktikave me të mira ndërkombëtare.