Institucioni

Institucioni > Lajme > Lajme

Qendra e Thirrjeve, komunikim intensiv me subjektet që operojnë në sektorin e turizmit

Në kuadër të planit të masave të turizmit që po zbatohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Qendra e Thirrjeve informoi rreth 2,100 subjekte që janë klasifikuar me risk për këtë sektor.

Subjekteve, iu kujtuan rregullat dhe detyrimet bazë, të tilla si: shitja e çdo malli apo shërbimi me kupon apo faturë tatimore, deklarimi i punonjësve, deklarimi i pagesave dhe tatimeve në kohë për t’u mos u penalizuar, deklarimi i vlerës reale të xhiros, por edhe detyrimi për të kryer pagesën.

Të gjitha subjekteve u është dërguar një email i personalizuar për t’u njohur me këto të drejta dhe detyrime, por gjithashtu janë kontaktuar nga punonjësit e Qendrës së Thirrjeve edhe përmes telefonit.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të njoftojë vazhdimisht tatimpaguesit, që ushtrojnë veprimtari në zonat turistike,  mbi zbatimin me korrektese të legjislacionit,  si dhe për vetëdeklarimin sipas afateve.