Institucioni

Institucioni > Lajme > Lajme

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, trajnim të përbashkët me AARC për praktikat e kontabilitetit dhe auditit

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, zhvilloi në datë 31 maj dhe 1 qershor, një trajnim të përbashkët me kompaninë AARC (Accounting and Audit Reform Consutants) me seli në Dublin, të Irlandës.

Ky trajnim është në kuadër të projektit “Forcimi i edukimit mbi kontabilitetin dhe auditivin, për hartuesit e pasqyrave financiare për punonjësit tatimorë, për rritjen e kapaciteteve teknike të profesioneve të Kontabilitetit dhe Auditimit”.

Gjatë dy ditëve, punonjës të administratës tatimore dhe inspektorë kontrolli nga Drejtoria Tatimore e Tatimpaguesve të Mëdhenj, Drejtoria Rajonale Tatimore e Tiranës dhe nga Drejtoria e Përgjithshme, u njohën me praktikat më të mira ndërkombëtare të auditit dhe kontabilitetit nga ekspertja me përvojë znj. Alice Sramkova, e cila është përfaqësuese e AARC-së.

I koordinuar nga Drejtoria e Menaxhimit të Projekteve, ky sesion është pjesë vijuese e trajnimit të parë të organizuar mbi temën “Kuadrimi i Pasqyrave Financiare me Deklarimet Tatimore”.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i kushton rëndësi të veçantë zhvillimit të kapaciteteve të  administratës, rritjes së shkallës së njohurive dhe profesionalizmit, përmes praktikave me të mira ndërkombëtare që po zbatohen.