Institucioni

Institucioni > Lajme > Lajme

Drejtoria Rajonale Tatimore e Gjirokastrës vijon me trajnimin e biznesit të vogël të përfshirë në TVSH

Drejtoria Rajonale Tatimore e Gjirokastrës zhvilloi sesionin e radhës të trajnimit me biznesin e vogël në Tepelenë. I pranishëm ishte edhe drejtori i DRT Gjirokastër z.Ilir Meta.

Në sesion  u trajtuan çështje të ndryshme, ku Administrata Tatimore i njohu përfaqësuesit e biznesit të vogël me ndryshimet ligjore, por edhe me procedurat që duhet të ndiqen, siç është plotësimi dhe i librave të blerjes dhe shitjes, i deklaratës së thjeshtuar, të personalizuar për këtë kategori tatimpaguesish, etj.

Në fjalën e tij z. Meta i garantoi subjektet se gjatë gjithë procesit, administrata tatimore do të ofrojë ndihmën e kualifikuar për të zgjidhur çdo problem të mundshëm. “ Përgjegjësia tatimore e TVSH-së është  thjesht një detyrim për t’u deklaruar, është një vlerë e cila mund të kreditohet në blerje dhe mund të debitohet në shitje”, tha  drejtori i Drejtorisë Rajonale Tatimore Gjirokastër.

Në çdo rast, punonjësit e Këndeve të Asistencës, dedikuar për  biznesin e vogël, Qendra e Thirrjeve dhe shërbimi Live Chat janë në dispozicion të tatimpaguesve nëse do të hasin probleme në permbushjen e detyrimeve. Për të gjithë do të ofrohet asistencë ligjore  dhe teknike për mënyren e deklarimit në sistem.

Pas trajnimit, bizneseve pjesëmarrëse iu shpërndanë fletëpalosje që përmbajnë të gjithë informacionin e duhur.