Institucioni

Institucioni > Lajme > Lajme

Drejtoria Rajonale Tatimore Durrës vijon me informimin e biznesit të vogël

Drejtoresha e Drejtorisë Rajonale Durrës znj. Valbona Sako realizoi disa vizita inspektuese në subjekte që prej më shumë se një muaj janë bërë pjesë e skemës së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për t'u njohur nga afër me mënyrën e zbatimit, por edhe me problematikat që mund të hasen. 

Gjatë këtyre vizitave znj. Sako konfirmoi vullnetin e administratës tatimore për të mbështetur këta tatimpagues në përmbushjen me korrektësi të detyrimeve, të tilla siç janë edhe hartimi e dorëzimi i librave të shitjes dhe të blerjes, kryerja e deklaratës së TVSH-së etj..

Në DRT Durrës janë 1,140 subjekte që pritet të deklarojnë TVSH-në dhe mbi 86% e tyre janë kontaktuar direkt në mjediset ku ata ushtrojnë aktivitetin e tyre.

“Punonjësit e Shërbimit ndaj Tatimpagues, tha znj.Sako, janë gjithmonë të gatshëm që të ofrojnë të gjithë asistencën për të deklaruar drejt, si dhe për të shmangur çdo gabim të mundshëm”.

Administrata Tatimore nxit biznesin e vogël që të vazhdojë të ndjekë nga afër sesionet e dedikuara të trajnimeve, t’i drejtohet për informacion Këndit të Asistencës, por edhe Qendrës së Thirrjeve, si dhe shërbimit Live Chat.