Institucioni

Institucioni > Lajme > Lajme

Në 4 muaj rritet numri i tatimpaguesve që deklarojnë aktivitetet e tyre

Numri i subjekteve që kanë deklaruar aktivitet ka shënuar rritje gjatë katër muajve të parë të vitit 2018, krahasuar me të njëjtën periudhë të një vitit më parë.

Më konkretisht, bazuar në të dhënat që disponon Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve rezulton se numri i tatimpaguesve që kanë deklaruar aktivitet nga janari deri në prill 2018 arriti në 112,101.

Ndërsa nga  janari deri në  prill 2017 numri i tatimpaguesve që deklaruan aktivitet kapi shifrën prej 108,621.  

Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i tatimpaguesve që deklarojnë aktivitet është rritur me 3,480 ose me rreth 3.2% më shumë.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mbetet e angazhuar për të asistuar me profesionalizëm tatimpaguesit, në mënyrë që ata të përmbushin vetë detyrimet e tyre tatimore sipas legjislacionit në fuqi.