Institucioni

Institucioni > Lajme > Lajme

Pagesat e 13  detyrimeve tatimore tani kryhen online, përmes portalit e-Albania 

Tashmë, çdo sipërmarrës apo individ mund të realizojë online pagesat e 13 detyrimeve tatimore, përmes platformës e-Albania, në çdo kohë dhe pa asnjë kosto printimi.  Pagesat mund të kryhen direkt nga vendi i punës, shtëpia apo edhe celulari.

Tatimpaguesit e realizojnë këtë duke u loguar në portalin e-Albania me kredencialet e tyre. Ata, mund të kryejnë pagesë të pjesëshme ose të plotë për këto taksa dhe tarifa:

  • Tatimi mbi të Ardhurat Personale të Biznesit të Vogël
  • Tatim i Lojërave të Fatit
  • Tatim mbi të Ardhurat nga Punësimi
  • Tatim i Mbajtur në Burim
  • Tatim mbi Vlerën e Shtuar
  • Tatim i Thjeshtuar mbi Fitimin
  • Tatim Fitimi
  • Tatim mbi të Ardhurat Personale
  • Taksat Kombëtare
  • Tarifat Kombëtare
  • Renta minerare
  • Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore
  • Detyrime globale/Penalitetet

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është e angazhuar maksimalisht në lehtësimin e procedurave, për të ofruar në çdo kohë dhe me sa më pak kosto, një shërbim cilësor për tatimpaguesit.