Institucioni

Institucioni > Lajme > Lajme

Biznesi i vogël në TVSH, rritet pjesëmarrja në trajnime, si dhe informimi me vizita në terren

 

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve po vazhdon vizitat informuese në terren, trajnimet e dedikuara, si dhe asistencën në Këndet e Biznesit të Vogël, në të gjithë vendin për subjektet që janë përfshirë në skemën e TVSH-së.

Deri tani janë zhvilluar trajnime për 2,027 subjekte. Sesionet e trajnimeve janë parashikuar të vazhdojnë deri në fund të muajit qershor. Ato janë konceptuar për t’ju ardhur në ndihmë të gjitha bizneseve të vogla, sipas shtrirjes së tyre gjeografike. Në total janë parashikuar 100 sesione.

Gjithashtu punonjësit e Shërbimit të Tatimpaguesve kanë realizuar në mbarë vendin 4,037 vizita informuese në terren. Gjatë takimeve “ballë për ballë”me biznesin e vogël, punonjësit e Shërbimit të Tatimpaguesve shpërndajnë fletëpalosje, si dhe materiale të tjera informuese të nevojshme. Gjithësej numri i vizitave në terren është llogaritur të jetë në 10,000.

Ndërsa te Këndi i Asistencës 2,953 biznese të vogla kanë marrë informacione në lidhje me të gjitha hapat që do të duhet të ndiqen në vijim.

Administrata Tatimore vazhdon të shprehë gaditshmërinë për të ofruar të gjithë asistencën e nevojshme si në mjediset e veta, ashtu edhe në ato të biznesit për të informuar në mënyrë të saktë dhe të drejtë mbi detyrimet ligjore.