Institucioni

Institucioni > Lajme > Lajme

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve shkëmbim elektronik të dhënash me QKB-në për subjektet tregtare

 

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Qendra Kombëtare e Biznesit po intensifikojnë bashkëpunimin midis tyre. Aktualisht të dy institucionet kanë thjeshtuar ndjeshëm shkëmbimin e informacionit të ndërsjellë, duke e bërë atë kryesisht elektronik. Një gjë e tillë redukton  procedurat, shkurton kohën e marrjes së të dhënave, si dhe ul kostot administrative.

Më konkretisht, DPT i dërgon në rrugë elektronike QKB-së të dhëna mbi:

  • situatën aktuale tatimore të subjekteve që aplikojnë për çregjistrim

Në këtë mënyrë QKB, që në momentin e aplikimit, mund t’i bëjë me dije subjekteve situatën në lidhje me detyrimet dhe dorëzimin e deklarimeve. Por, kjo mënyrë kjo nuk do të përjashtojë mundësinë që QKB-ja të respektojë afatet e përcaktuara me ligj për çregjistrim.

  • pasqyrat financiare dhe raportet e auditit/veprimtarisë.

QKB merr në mënyrë elektronike pasqyrat financiare të dorëzuara në Adminsitratën Tatimore.

  • Kodet Nace (aktivitetin e subjektit të përditësuar)

DPT i dërgon elektronikisht QKB-së Kodet Nace, të azhurnuara në rast verifikimi dhe konstatimi nga Adminsitrates Tatimore, në mënyrë që të ketë përputhje të të dhënave midis dy institucioneve.

  • subjektet që kanë detyrimin për depozitimin e pasqyrave financiare vjetore

DPT i krijon mundësi QKB-së që të konsultohet online nëse një subjekt është i detyruar të dorëzojë pasqyrat financiare për një periudhë të caktuar.

 

Edhe Qendra Kombetare e Biznesit e informon Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve në lidhje me një sërë të dhënash. Kryesisht ato për subjektet që çregjistrohen nga regjistri tregtar, ato që kanë aplikuar për aktivizim, tërheqje nga pezullimi, për fillimin e procedurave për likuidim,  për bashkim me përthithje, për ndarjen e shoqërisë, për shndërrimin e shoqërisë, etj..

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mbetet e angazhuar maksimalisht në lehtësimin e procedurave, si dhe për të ofruar shërbime me sa më pak kosto administrative.