Institucioni

Institucioni > Lajme > Lajme

Lirohen nga detyra dy inspektorët e Drejtorisë së Hetimit Tatimor Rajoni Qendror Tiranë, të përfshirë në akte korrupsioni

 

Pas ndalimit të një punonjësi dhe ndjekjes në gjendje të lirë të një punonjësi tjetër me detyrë Inspektorë të Zbatimit pranë Drejtorisë së Hetimit Tatimor Rajoni Qendror Tiranë,  të dyshuar se kanë konsumuar veprën penale të "Shpërdorimit të detyrës" dhe "Korrupsionit pasiv të personave, që ushtrojnë funksione publike", Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve gjen rastin të falenderojë për bashkëpunimin strukturat e Seksionit për Hetimin dhe Korrupsionin.

Në lidhje me të dy këta inspektorë do te merret masa e largimit të menjëhershëm nga detyra.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, fton të gjithë bizneset dhe qytetarët, që të jenë krah saj për të denoncuar dhe luftuar raste të tilla përmes çdo kanali komunikimi. Në dispozicion të bizneseve dhe qytetarëve, për të denoncuar aktet korruptive, sjelljen jo etike dhe çdo akt të paligjshëm gjatë ushtrimit të detyrës së punonjësve të administratës tatimore është vendosur numri i gjelbër pa pagesë 0800 14 14, adresa elektronike denoncime@tatime.gov.al  si dhe mund të dërgoni mesazhe, foto apo filmime në numrin 069 70 73 733.   

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve znj. Vasilika Vjero, i bën thirrje çdo punonjësi të administratës tatimore të zbatojë me rigorozitet vetëm ligjin, në respekt të punës dhe institucionit.