Institucioni

Institucioni > Lajme > Lajme

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve znj.Vasilika Vjero, urim për festën e 8 Marsit

Për të gjitha gratë dhe vajzat sipërmarrëse, një urim nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Barazia gjinore, mbetet një çështje ende për t’u zgjidhur në shoqëri, por ndërsa shohim realitetin tonë, një numër tejet i konsiderueshëm grash dhe vajzash, janë një motor i suksesëshëm i sipërmarjes në Shqipëri. Aktualisht, numri i bizneseve aktive që drejtohen nga administratore femra llogaritet në 33,641.

Në ditën ndërkombëtare të gruas, administrata tatimore, jo vetëm përulet me respekt ndaj tyre, por gjen rastin t’i falënderojë për energjinë, pasionin dhe mençurinë.

Sipërmarrëset shqiptare, shumë prej të cilave janë nëna shëmbullore, janë vërtetë fuqia gjeneruese e vlerave të shoqërisë sonë.

Ju faleminderit për punën tuaj. Gëzuar këtë ditë, Ju dhe ekipet tuaja të suksesshme!