Institucioni

Institucioni > Lajme > Lajme

Tatimi në burim për ambientet e marra me qera

Bazuar në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, nenin 33, gërma ë), të gjithë tatimpaguesit që ushtrojnë aktivitet, duhet të dorëzojnë në Drejtorinë Rajonale Tatimore një kopje të kontratës së qerasë apo të kontratës së pronësisë së ambientit.

Në zbatim të dispozitës ligjore të sipërpërmendur, tatimpaguesit që ushtrojnë aktivitet në ambientet e marra me qera duhet të llogaritin, mbajnë dhe derdhin për llogari të organeve tatimore, tatimin në burim deri në datën 20 të muajit pasardhës të kryerjes së pagesës së qerasë.

Tatimi mbi qeranë llogaritet mbi vlerën reale të qerasë e cila në asnjë rast nuk mund të jetë më e vogël se vlera minimale e qerasë e përcaktuar me VKM-në nr.469, datë 03.06.2015 “Për përcaktimin e vlerës minimale të çmimit të referencave të qerave të ndërtesave për qëllime tatimore”.

Moszbatimi i këtij detyrimi ligjor përbën shkelje administrative e cila penalizohet sipas dispozitave të ligjit nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.