Institucioni

Institucioni > Lajme > Lajme

Miratohet Plani i të Ardhurave 2018 sipas DRT-ve

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, zhvilloi më 8 Shkurt 2018, mbledhjen e “Komitetit Operacional” nr.10 për “Miratimin e Planit të të Ardhurave 2018 sipas të gjitha DRT-ve”. Plani i të ardhurave, i konsultuar më herët edhe me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë është detajuar në këtë mbledhje të Komitetit për të gjithë drejtoritë rajonale tatimore të cilat do të angazhohen në realizimin e tij përgjatë gjithë vitit. Objektivat lidhur me mbledhjen e të ardhurave tatimore synohet të arrihen përmes procedurave të thjeshta, me kosto të ulët e duke zbatuar njëtrajtësisht legjilacionin tatimor.