Institucioni

Institucioni > Lajme > Lajme

Drejtoria Rajonale Tatimore Berat takim me tatimpagues të biznesit të vogël

Drejtoria Rajonale Tatimore Berat, zhvilloi një takim me përfaqësues të biznesit të vogël. Qëllimi i këtij takimi lidhet me diskutimin e hapur mbi zbatimin e aksionit kundër informalitetit.

Në takim u diskutuan njëkohësisht dhe çështje që lidhen me përditësimin e të dhënave të vetdeklaruara nga tatimpaguesit, mbajtja korrekte e dokumentacionit tatimor si dhe lëshimi në çdo rast i kuponit tatimor.

DRT Berat i informoi pjesmarrësit në lidhje me të drejtën e përfitimit nga Ligji i Faljes deri më datë 31 Dhjetor 2017. Kjo drejtori i bëri apel përfaqësuesve të biznesit të shlyejnë detyrimet tatimore principale për periudhën 2011-2014, në mënyrë që të përfitojnë faljen/shuarjen e gjobave dhe kamatëvonesave për këto periudha.

Pjesmarrësit vlerësuan pozitivisht zhvillimin e këtyre bashkëbisedimeve të cilat rrisin nivelin e bashkëpunimit mes adminsitratës dhe biznesit.