Institucioni

Institucioni > Lajme > Lajme

DPT vazhdon takimet me tatimpaguesit

Gjatë ditës së sotme Drejtoritë Rajonale Tatimore të Sarandës, Kukësit dhe Gjirokastrës, zhvilluan takime me tatimpagues të ndryshëm me qëllim informimin e biznesit dhe bërjen pjesë të tij në zbatimin e planit anti-informalitet.

Këto tryeza diskutimi të cilat janë mirëpritur nga bizneset, i dhanë mundësi Administratës Tatimore të informojë tatimpaguesit mbi masat për parandalimin e mashtrimit, rëndësinë e prerjes së kuponit, kasat fiskale, deklarimet, etj. Temë e diskutimeve ka qënë edhe konkurrenca e pandershme në hoteleri ku vetë tatimpaguesit ilustruan disa raste konkrete të subjekteve të paregjistrurara.

Admininistrata Tatimore ka në fokus të saj rritjen e ndërgjegjësimit të biznesit për deklarimet vullnetare si dhe transparencën si element i rëndësishëm për të forcuar urën lidhëse me tatimpaguesit.