Institucioni > Lajme > Lajme

Takimet me sipërmarrjen, në fokus të Shërbimit Tatimpagues

Administrata Tatimore në vijim të takimeve me sipërmarrjen si një ndër objektivat strategjikë të kësaj fushate anti-informalitet ka zhvilluar në Drejtoritë Rajonale takime me tatimpagues, me qëllimin për të qenë sa më pranë nevojave të tyre dhe lehtësimin e komunikimit me biznesin.

Drejtoritë Rajonale Tatimore Durrës dhe Fier organizuan takime me përfaqësues të tatimpaguesve me qëllim informimin mbi planin anti informalitet si dhe përfshirjen e biznesit në këtë nismë të rëndësishme.

Në këto takime janë pasqyruar rekomandime dhe kërkesa që tatimpaguesit kanë shprehur ndaj Administratës Tatimore.