Institucioni

Institucioni > Lajme > Lajme

Data 21 Gusht është afati i fundit për pagesën e dividentit

Të nderuar tatimpagues,

Referuar nenit 33/1, pika 3 të ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” i ndryshuar, ju sjellim në vëmendje se çdo person juridik, duhet të deklarojë dhe të paguajë për llogari të administratës tatimore, tatimin mbi dividendin e pagueshëm, brenda datës 21 Gusht të vitit 2017.

Sqarojmë se pavarësisht nga koha kur kryhet pagesa e dividendëve për përfituesit, pagesa e tatimit mbi dividentin është detyrim i pavarur nga fakti nëse është bërë ose jo shpërndarja e tij.

Mosrespektimi i këtij afati është i dënueshëm administrativisht, sipas penaliteteve të zbatueshme bazuar në ligjin nr. 9920 datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

 Ju faleminderit!