Institucioni

Institucioni > Lajme > Lajme

Tatimpagues, respektoni përmbushjen vullnetare përpara verifikimit në terren nga trupa kontrolluese

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesit që operojnë në fushën e turizmit, të jenë korrekt në zbatimin e ligjit për të drejtat dhe detyrimet tatimore.

Nga monitorimi i kryer, në vijim të planit të turizmit, administrata tatimore ka konstatuar parregullsi, më së shumti për moslëshim kuponi, për punonjës të pasiguruar apo printera jofiskalë, problematika të cilat shoqërohen me penalitete deri në bllokim të aktivitetit tregtar për 30 ditë.

Administrata tatimore inkurajon të gjithë tatimpaguesit të vijojnë të jenë të rregullt në përmbushjen e detyrimeve tatimore si dhe të gjithë qytetarët të jenë bashkëpunues në këtë luftë kundër informalitetin, duke paraqitur çdo rast abuziv në: denoncime@tatime.gov.al, numrin e gjelbër 0800 14 14, numrin 0697073733 si dhe në rrjetet sociale të DPT.

Ju faleminderit!