Institucioni

Institucioni > Lajme > Lajme

Pasqyrimi i shkallës së reduktuar të TVSH-së 6% në Librat e Shitjes dhe Blerjes

Të nderuar tatimpagues, 

Bazuar në ligjin nr. 71/2017, datë 27/04/2017 “Për një shtesë në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar, neni 49, pika 3, tashmë duke filluar nga muaji Qershor 2017, tatimpaguesit që disponojnë struktura akomoduese deklarojnë TVSH me shkallë tatimore 6 %, vetëm furnizimin e shërbimit të fjetjes përfshirë dhe rastet kur është dhe mëngjesi brenda çmimit të dhomës.

Të gjitha shërbimet e tjera apo mallrat e ofruara nga strukturat akomoduese përveç furnizimit të shërbimit të fjetjes janë të tatueshme me shkallë tatimore 20%, dhe do të evidentohen veçmas në faturë.

Një njësi akomoduese, e cila ofron edhe furnizime të tjera, siç janë bar-restorant, pishinë, sauna, shezlongje, salla koferencash, do t'i faturojë këto shërbime me shkallën tatimore standarte 20%.

Në bazë të ligjit 92/2014, "Për TVSH-në", i ndryshuar, neni 74 "Kufizimet e së drejtës së zbritjes", pika ç, strehimi në hotele është një shërbim i përjashtuar nga e drejta e zbritjes së TVSH-së, për këtë arsye, është reflektuar vetëm në librin e shitjes dhe në deklaratën e TVSH-së, duke shtuar rubrikat përkatëse për shitje me shkallë tatimore 6% dhe një ndryshim i tillë nuk është relektuar në librin e blerjes për ndryshimin ligjor të shkallës së TVSH-së për shërbimin e fjetjes në strukturat akomoduese.

Në këto kushte, duke qenë se ky është një shërbim i përjashtuar nga e drejta e zbritjes në blerje, furnizimet e blerjes së strehimit në hotele, do të pasqyrohen në rubriken "Blerje të përjashtuara".

Për ilustrim, po paraqesim dy transaksione midis dy subjekteve dhe mënyrën sesi do i pasqyrojnë në librin e shitjes njëri dhe në atë të blerjes tjetri.


Ju faleminderit!

Dokumenta ndihmëse