Institucioni > Lajme > Lajme

DPT merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të 21-të, të Organizatës Ndër-Europiane të Administratave Tatimore (IOTA)

Përfaqësues së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve morën pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të IOTA, Organizata Ndër-Europiane e Administratave Tatimore, e cila u mbajt në 28 dhe 29 Qershor në Kiev, Ukrainë.  Në asamblenë e 21-të ku u zhvilluan zgjedhjet për presidencën e radhës dhe Këshillin Ekzekutiv, administrata tatimore shqiptare u përfaqësua nga Zëvendës Drejtoresha e Përgjithshme znj. Elisabeta Katiaj dhe përfaqësues të tjerë të administratës tatimore shqiptare.
Punimet e asamblesë vijuan me fokus në strategjinë e re të organizatës si dhe trendet e modeleve të reja të biznesit “Sfidat dhe ndikimi i Administratës tatimore të shekullit të 21-të”.

Në planin strategjik të IOTA-s përfshihen pesë direktiva kryesore ku përfshihen:
Përmirësimi dhe organizimi i administratave tatimore dhe metodat e administrimit të tatimeve.
Të ndihmojë vendet anëtare në zhvillimin e strategjive lidhur me burimet njerëzore, përfshirë trajnimet.
Lehtësimi dhe shkëmbimi i eksperiencave si dhe zhvillimin e teknologjive të informimit në vendet anëtare të IOTA-s.
Nxitja e veprime specifike për përmirësimin e niveleve të përmbushjes së detyrimeve tatimore.
Rregullimi dhe përmirësimi i funksionimit të IOTA-s.

Administrata tatimore shqiptare është anëtare dhe pjesëmarrëse aktive në trajnimet që lidhen me aspekte të forcimit të kapaciteteve në fushat si; audit, shërbim ndaj tatimpaguesve, teknologji informacioni etj.