Institucioni

Institucioni > Lajme > Lajme

Kujtesë për përfituesit nga ligji i faljes së detyrimeve tatimore

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, sjell në vëmëndjen e tatimpaguesve se Ligji nr. 33/2017 datë 30.03.2017, “Për pagesën dhe fshirjen/shuarjen e detyrimeve tatimore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë, si dhe procedura e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes/shuarjes së detyrimeve tatimore” ka hyrë në një fazë të rëndësishme të implementimit.

Ligji parashikon heqjen e gjobave për mosdeklarim në afat, për deklaratat e padorëzuara të çdo periudhe tatimore me kushtinçdo deklaratë e padorëzuar të dorëzohet elektronikisht deri në datën 30.06.2017.

  • Tatimpaguesi duhet të dorëzojë elektronikisht deklaratat e çdo periudhe tatimore, pavarësisht vitit të cilit i përkasin deklaratat e padorëzuara apo llojit të tyre.


Çdo deklaratë e dorëzuar përtej këtij afati, nuk ju bën përfitues të faljes së gjobave.

Ju faleminderit!