Institucioni > Lajme > Lajme

Kompanitë që kanë fituar të drejtën për kryerjen e shërbimit të certifikimit të deklaratave tatimore

Në zbatim të urdhrit të Ministrit të Financave nr. 20, datë 27.02.2017 “Për ngritjen e komisionit të përzgjedhjes së kompanive audituese për auditim”, Komisioni, shqyrtoi dokumentacionin e dorëzuar nga kompanitë audituese për përmbushjen e kritereve që duhet të plotësojnë shoqëritë audituese, për të fituar të drejtën për kryerjen së shërbimit të certifikimit të deklaratave tatimore, të përcaktuara në pikën 80.4.2.3 të udhëzimit nr.24, datë 02.09.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
Në përfundim të procesit të vlerësimit të dokumentacionit të dorëzuar nga shoqëritë pjesëmarrëse, rezultoi se Kompanitë që kanë fituar të drejtën për kryerjen e shërbimit të certifikimit të deklaratave tatimore janë:

1. DELOITTE AUDIT ALBANIA sh.p.k
2. ILD-99 Audit sh.p.k
3. MAZARS sh.p.k
4. nH EuroConsult shpk
5. Studio L.E.A.L. Auditing sh.p.k
6. GRANT THORNTON & HOLLY & ENDI AUDITING sh.p.k
7. UHY Elite sh.p.k
8. KPMG sh.p.k
9. ASIE  sh.p.k
10. PRICEWATERHOUSE COOPERS ALBANIA sh.p.k.